Kreu i Partisë Demokratike Lulzm Basha ka thirrur një mbledhje urgjente në selinë e PD me aleatët e kësaj force politike.
Në selinë e PD janë paraqitur kretët e partive opozitare, Monika Kryemadhi, Agron Duka, Dashamir Shehi.
Nuk bëhen të qarta se çfarë do të diskutohet por mendohet se temë e debatit të jetë qëndrimi i opozitës pas bërjes publike të një skandli tjeter të qeverisë Rama që ka të bëjë më Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Një ditë më parë në mbledhjen e grupit u vendos që demokratët ti kthehen pjesmarrjes në Komisionet parlamentare për të denoncuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe për të bërë të qartë qëndrimin se nuk do të ketë normalitet nëqoftëse deri të enjten nuk ka reagim nga ana e mazhorancës, duke lënë të kuptohet aksion me protesta deri në bojkot.
(M.Q/Faxweb)