Që ekranet televizive e kanë ulur ndjeshëm etikën kjo tashmë dihet, ku hera-herës përdoren dhe fëmijët.
Këtë herë duket se pyetjet në emisionin e Alketa Vejsiut ku janë protagonistë fëmijët, kanë nxitur irritimin e aktivistit dhe pedagogut Erion Kristo.
Ai thotë se një pyetje që iu drejtua biznesmenit Saimir Mane, ishte tërësisht e gabuar, pasi fëmijët nuk mund të pyesin për pab dhe për lekë.
Kristo shkruan:
Shfrytezimi i femijeve, i inteligjences, bukurise dhe pafajesise se tyre per tu bere fresk oligarkeve, pushtetareve dhe njerezve me produkte te dyshimta kulturore, eshte nje peshtiresi qe me perzien zorret.
Pyetja e femijes ishte: kur shkon ne pab, a i mbulon femrat me leke? Edhe nje here ne vit qe behet emision per femije, ata perdoren. Po kjo nuk eshte me e keqja. Me e keqja eshte duartrokitja e njerezve dhe mungesa e reagimit te intelektualeve.
Po prape ka dhe me keq se sa kaq. Kam vite qe flas per femijet dhe nuk shoh asgje te bukur ne horizontin e tyre. Me sa kuptoj, kaq fuqi kemi. Kjo me derrmon plotesisht!
(E.K/FAXWEB.AL)