Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjtetin social ‘Facebook’ në lidhje me situatën e krijuar pas akuzave të PD-së për ministrin Xhafaj.
Rama shkruan se nesër përpara Grupit Parlamentar do të bëjë të ditur qëndrimin e tij për për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit të çeljes së negociatave
“Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave”, shkruan Rama. (B.H/Faxweb)