Partia Demokratike ditën e nesërme rreth orës 12:00 parashikon të mbajë një protest tek Ministria e Brendshme për të kërkuar dorëheqjen e ministyrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pasi sipas tyre tyre ka ndihmuar vëllain e tj që ti shmanget drejtësisë edhe pse ka një vendim të formës së prerë ku rexulton si i dënuar për trafik droge.
Mësohet se nesër përpara Ministrisë së Brendshme, qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile do të zhvillojnë një protestë.
Në lidhje me këtë nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka mbajtur takim me krerët e degëve në Tiranë, raporton ‘Fax Neës’.
Kreu demokrat Basha nuk do të jetë i pranishëm. Në tubim do të marrin pjesë anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe deputetët e PD-së. Protesta pritet të zgjasë dy orë.
PD prej ditësh ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj, ku vetëm ditën e djeshme publikuan që audio përgjim që sipas tyre implikon vëllain e ministrit. (B.H/Faxweb)