Ndërkohë që kryeministri Edi Rama do të flasë sot në orën 11:00 për çështjen e ministrit Fatmir Xhafaj, opozita do të dalë sot në protestë përpara Ministrisë së Brendshme.
PD dhe LSI do të kërkojnë sot shkarkimin e Fatmir Xhafaj. Ende nuk dihet qëndrimi që demokratët dhe LSI do të mbajnë sot në komisionet parlamentare në Kuvend, pas paralajmërimit një ditë më parë se nuk do të ketë normalitet në komisione apo parlament, derisa Fatmir Xhafaj të dorëhiqet nga posti i ministrit të brendshëm.
Rama tha dje se në mbledhjen e sotme të grupit do të tregohet se PS-ja nuk është njësoj me të tjerët, ndërsa vetë u kthye me urgjencë nga Parisi.
(E.K/FAXWEB.AL)