Kryeministri Edi Rama fill pas ardhjes së tij nga Parisi ka paralajmëruar se negociatat mund të mos hapen. Fajtore për këtë Rama ka bërë opozitën, që sipas tij ka nisur luftën me baltosjen e Shqipërisë.
Rama tha se Shqipëria dhe vetë ai do të bëjnë deri në fund përpjekjet e tyre që çelja e negociatave të ndodhë në qershor.
‘’Mirëdita të gjithëve, dje isha në Paris për të vijuar përpjekjen e vështirë të bindjes të çdo vendi të BE-së për ti dhënë vendit tonë në fund të qershorit çeljen e negociatave.
Takova presidentin Macron, i cili pas pranimit të një letre personale për një takim sy më sy, gjeti kohë për të më pritur në Elyse, unë dëgjova nga presidenti fjalë tejet inkurajuerse, për rolin në rajon, reforma në drejtësi, procesin e Vetingut, reformimi i Policisë së Shtetit, arritjet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dhe me konsiderata të larta nga Franca.
Ai më tha se vendimmarrja e Francës ishte në proces e sipër, pasi më tha se nuk është çështja vetëm e Shqipërisë dhe Maqedonisë, po një vendimarrje më komplekse, që kanë nevojë për një reflektim më të thellë. Unë mund të them me plot gojë që jam më optimist pas takimit se para tij. Ka ende punë për të arritur këtë objektiv madhor, po gjë mangët nuk do iu lë.
Opozita po përpiqet që të rrëzojë vetë Shqipërinë në këto metra të fundit të arritjes së tyre historike. Ata janë vërsulur me tërbim, me një ofensivë balte që synon që të rrëzojë të gjithë shqiptarët. Këta vulëhumbur mendojnë se me mosçeljen e negociatave do na rrëzojnë me dhunë ne nga pushteti që të bllokojnë procesin e reformës në drejtësi, duke mbrojtur veten e tyre”, u shpreh Edi Rama.
(E.K/FAXWEB.AL)