Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka mbrojtur punën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në një ndryshim të dukshëm nga deklarata e javës së shkuar, ku Rama u distancua nga Xhafa, kur tha se nëse do fliste ambasada amerikane PS do distancohej, sot Rama tha se lajmi nuk është i ri.
Rama tha se materialet e shpërndara nga opozita paraqesin një lajm për Xhafajn, që është edhe i infiltruar.
Rama kujtoi dhe punën e ish-ministrit Saimir Tahiri. Ai tha se policia e Shtetit rilindi 4 vitet që shkoi.
“Kuintalët e kokainës fshehur në banana me ndihmën e prokurorisë. Do ta paguajnë një më një këtë haraç. Balta e tyre bën punën e saj. Luftuam si asnjëherë më parë kanabisin, por po ne qenkemi kanabizuesit e Shqipërisë. Ne e rilindëm Policinë e Shtetit për ligjshmërinë, që nga semafori për deputetët, e deri tek lufta për krimin e rrugës, duke përgjysmuar numrin e vrasjeve. Por po ne qenkemi ata që e kriminalizuam policinë. Ne sekuestruam në 4 vite pesëfishin e aseteve kriminale, por qenkemi po ne që kriminalizuam vendin. Organizuam ofensivën më të madhe kundër krimit, por ne qenkemi vetë kupola e krimit të organizuar ndërkombëtar. Ne udhëhoqëm reformën në drejtësi, por po ne qenkemi varrmihësit e drejtësisë, që paska qenë e pavarur. Dhe ja sot na del, që vetë kryetari i Reformës qenka koka e një familjeje mafioze. Ministri i Brendshëm paska fshehur dënimin e të vëllait. U zbulua nga opozita jonë, u shpërnda nga media jonë që u çudit nga ky lajm e s’u kujtua dot sa herë të tjera e kishte shpërndarë. Ministri i Brendshëm, qenka dhe i infiltruar. Po shyqyr zotit që shqiptarët kanë opozitën syfajkua e hundëçakall. “-tha Rama.
(F.G/Faxweb.al)