Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofie, është fotografuar me kryeministrin grek Alexis Tsipras.
Takimi Rama-Tsipras vjen në një kohë kur pritet të finalizohet marrëveshja për kufirin detar mes dy shteteve.
Associated Press shkruan se takimi mes tyre është zhvilluar ditën e sotme, dhe se përveç Ramës me Tsiprasin është takuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi ka kërkuar forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, si edhe mbështetje për liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian.
(F.G/Faxweb.al)