Lulzim Basha sot në Kuvend ka vijuar me akuzat për Fatmir Xhafajn. Ai tha se për 9 ditë me rradhë vëllezërit Xhafaj mbyllën gojën dhe më pas Agroni u nis me urgjencë për në Itali.
Sipas Bashës Policia e Fatmir Xhafajt po i bën presion familjes së dëshmitarit x dhe vetë atij.
Basha u shpreh: 9 ditë Fatmir Xhafaj dhe vëllai i tij heshtën, ndërsa dje u nis me urgjencë drejt Italisë, jo si të gjithë trafikantët dhe kriminelët e tjerë.
Çfarë fshihet pas këtij largimi me urgjencë, prej 72 orësh dëshmitari x dhe familja e tij janë nën presionin e tmerrshëm të policisë.
E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit. Policia kishte për detyrë që ta ndalonte Agron Xhafajn, Prokuroria kishte detyrë që të niste hetimet. Nëse audiopërgjimi nuk do të ishte i vërtetë, pse Policia i është vënë pas dëshmitarit x.
Nga e dinë këta…ndërhyn Balla nga vendi. (koha për tu shqetësuar ti s’ka ardhur akoma, ti thur ëndrra ndërkohë, shpërqëndrim nuk ka).Kamikazet Marku dhe Prela nuk hetojnë pasi për atë punë janë vendosur aty.
(E.K/FAXWEB.AL)