Raporti, nga Fondacioni i Shëndetit Mendor, ka anketuar 4.600 persona dhe rezultatet bëjnë lexime veçanërisht të zymta për gratë të cilat janë më të prekura. Rreth 80% e popullsisë së femrave janë të mbingarkuara dhe kanë kaluar në mendje për të kryer vetërvasje.
Stresi është një ndër problemet më të mëdha për botën, e përgjithësisht për femrat të cilat vuajnë dhe kalojnë periudha shumë stresuese në jetë. Hulumtimet e reja nga Britania e Madhe kanë zbuluar disa arsye shumë të thjeshta se pse femrat kalojnë në depresion, e më pas në vetëvrasje.
Isabella Goldie, drejtor i Fondacionit të Shëndetit Mendor, e quan atë “një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik të kohës sonë.”
Ajo thotë: “Miliona femra po përjetojnë nivele të larta stresi dhe po dëmtojnë shëndetin tonë.”
Arsyet
Vdekje ose humbje. Brengë ose hidhërim prej vdekjes ose humbjes së një të dashuri mund të rrisë rrezikun e depresionit.
Gjenetika. Një histori familjare e prekjes nga depresioni mund të rrisë rrezikun. Mendohet se depresioni kalon gjenetikisht nga njëri brez në një tjetër.
Ngjarjet e mëdha. Edhe ngjarjet e mira si psh, të filluarit e një pune të re, diplomimi ose martesa mund të çojë në depresion. Kështu depresioni mund të kalojë në një tjetër në rast të humbjes së punës ose të të ardhurave, divorci ose dalja në pension.
Probleme të tjera personale. Probleme të tilla si izolimi shoqëror për shkak të sëmundjeve të tjera mendore, ose kalimi nga një familje apo grup shoqëror në familje apo grupim të ri, mund të çojë në depresion.
Ndonjëherë depresioni bashkëekziston me një sëmundje tjetër serioze duke përkeqësuar simptomat.
Abuzimi me substancat
Gati 30% e njerëzve me probleme abuzimi me substancat përjetojnë depresion të thellë ose shfaqin shenja të rënda klinike të kësaj sëmundjeje.
Depresion është një tjetër fakt që i çon femrat të kryejnë vetëvrasje.
Çfarë duhet të bëni nëse jeni të tronditur?
Gjeni kohë për veten tuaj, relaksohuni dhe bëni gjërat që ju pëlqejnë
Hani shëndetshëm, flini shumë gjumë dhe bëni stërvitje
Kaloni kohë me njerëzit që doni
Kushtojini vëmendje asaj që ndjeni
Flisni për problemet tuaja me njerëzit
(E.V/ Faxweb.al)