Gjatë ditës së sotme në gjykatën e Fierit për caktimin e masës së sigurisë, kanë mbërritur tre të rinjtë e akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë e mbetur në tentative dhe heqje të paligjshme të lirisë.
Tre të rinjtë mbrëmjen e të hënës tentuan të përdhunonin një vajzë të mitur në një fshat të bashkisë Roskovec.
Ndërkohë që familjarët e Marjus Calamenit, thonë për Fax News se ai është i pafajshëm.
Babai i Marjusit, Izet Calameni thotë se i biri ka qenë duke vjelur domate dhe se ka 40 dëshmitarë.
Sipas babait të Marjusit, djali i tij u ka dhënë shokëve biçikletën dhe se është arrestuar vetëm sepse u gjet biçikleta në vendngjarje.
https://www.youtube.com/watch?v=mpXGwbGW8uc&feature=youtu.be%5C
(M.Q/Faxweb)