Pas lajmit se një 27-vjeçar i komunitetit rom në Korçë humbi jetën në paraburgimin, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se i riu është vrarë nga policë, të cilët i quan “kriminelë me uniformë”.
Reagimi i plotë:
“Masakrohet barbarisht deri ne vdekje nga racistet, kriminelet me uniforme babai i tre femijeve, Enea Ftoi!
Te dashur miq, racistet e kriminelet me uniforme kane torturuar ne menyre çnjerezore dhe i kane marre jete si xhelat te riut 27 vjeçar rom, prind i tre femijeve, ne qelite e komisariatit te Korçes.
Ai ishte futur ne qelite e Komisaritit para tre ditesh me akuze per vjedhje dhe torturuar shtazerisht gjer ne vdekje per te pranuar akuzat.
Duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se te ndjerit Enea Ftoi dhe te gjithe komunitetit rom te Korçes dhe mbare Shqiperise, denoj me ashpersine me te madhe kete akt mizor e raciste qe deshmon fytyren e vertet te narkoshtetit te Edvin Kristaq Rames.
Me kete rast i bej thirrje kominitetit rom dhe mbare qytetareve shqiptare te ngrihen per te permbysur me revolte te fuqishme kete regjim kriminelesh te urryer! Sb”
(F.G/Faxweb.al)