Emisioni i djeshëm i Blendi Fevziut ka qenë shumë i nxehtë, e duket se një nga ata që nuk është përmbajtur ka qenë dhe Mustafa Nano. Pasi u konfliktua me Gazmend Bardhin pasi ish-ministri i kujtoi vilë në Lalz, Nanos i ka reaguar live dhe ish-kryeministri Berisha.
Duket se kjo ndërhyrje si ka pëlqyer aspak Nanos, i cili i kërkoi Fevziut që të mos e lexonte statusin e Berishës.
‘’Sali Berisha flet për paratë e dyshimta të mija, e shikon se ku kemi arritur. Bandit i pështirë, bandit i përshtirë, mos ma lexo atë, mos ma lexo atë, mos e lexo. E publikove, e publikove?”, shprehet Nano mes të tjerave.
Gjuha e Nanos ka qenë mjaft e ashpër dhe fyese, gjë për të cilën ai ka kërkuar ndjesë në fund të emisionit.
(E.K/FAXWEB.AL)