Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Në Sheshin e Flamurit është gjetur i vdekur një djalë i ri, 26 vjeç.
Sipas burimeve të Policisë i riu është identifikuar si Albano Imeraj, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe një thikë.
Më herët ngjarja u raportua si vetvrasje, por nga inspektimi i kryer dyshohet se pista kryesore mund të jetë vrasja. Të njohurit e tij shprehen të shokuar nga ngjarja dhe ato nuk e besojnë se Albano mund të ketë vrarë vetën,shkruan Fax Web.
Albano ishte baba i një djali 2 vjeç ndërkohë që një ditë më parë është parë të darkoj më bashkëshorten dhe familjarët e tij.
Gjithashtu Albano ishte dhe pronar i një diskoje në qytetin e Vlorës. Pas pak minutash pritet që të dalë dhe ekspertiza e policisë lidhur me shkaqet e vdekjes, pasi paraprakisht e kanë raportuar si vetëvrasje.
(M.Q/Faxweb)