Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku si pasojë kanë mbetur dy të plagosur. Një automjet i ngarkuar me dru kontrabandë ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Të plagosurit janë transportuar fillimisht në spitalin e Korçës dhe më pas janë transportuar në spitalin e traumës në kryeqytet. Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja , policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar.
Të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Nga ana tjetër kujtojmë se prerja e paligjshme e pyjeve vijon të mbetet në permasa shqetësuese në juglindje.
(E.V/ Faxweb.al)