Presidenti serb Alksandër Vuçiç ka fajësur bombardimet e NATO-s, për rritjen e nurmit të prekur të njerëzve me kancer. Ai ka thënë se këto municione janë kthyer në rrezikë për qytetarët e serb.
Por, pas kësaj deklarate të Aleksandar Vuçiçit, ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott, ka thënë se uraniumi i varfëruar është përdorur ekskluzivisht në Kosovë, por ai nuk është i dëmshëm, ashtu siç thotë Vuçiç.
Gjatë një vizite që Presidenti i Serbisë e pati javën e kaluar në Institutin Onkologjik në Serbi, ka thënë se çdo ditë e më shumë në Serbi fëmijë po diagnostifikohen me kancer, e kjo e gjitha për shkak të uraniumit të varfëruar, shkruan Gazeta Express.
Ai tha se NATO kishte përdorur municion me uranium të varfëruar në bombardimet që ndodhën në vitin 1999. Madje, Vuçiç tha se Serbia do të kërkojë llogari për këtë gjë, pasi e quajti si “një krim i paprecedent”.
Por ps kësaj deklarte ka qënë I mënjëhëreshmë reagimi nga an e Ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Kyle Scott. Ambasadori I bëri të qartë presidentit serb, se uraniumi i varfëruar nuk shkakton rrezik shëndetësor në Serbi, e as kudo tjetër në botë ku është përdorur municion me uranium të varfëruar.
Operacioni i NATO-s erdhi pas politikave të spastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë nga regjimi serb. Ndërkaq, shenja të sëmundjeve malinje nga uraniumi i varfëruar ishin shfaqur edhe tek ushtarët të cilët ishin pjesë e misionit paqeruajtës menjëherë pas bombardimeve.
Scott tha se municioni me uraniumin e varfëruar është përdorur ekskluzivisht në Kosovë dhe më pak në rajonin e Preshevës e Bujanocit, por nga ai nuk ka rrezik as në Serbi dhe askund tjetër. Kështu të paktën kanë pohuar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për mbrojtje të mjedisit.
Ai ka shtuar se disa shkencëtarë serbë, epidemiologë e radiologë kanë bërë hulumtime të pavarura dhe ata nuk kanë gjetur dëshmi se uraniumi i varfëruar ka shkaktuar probleme shëndetësore në Serbi.
Në Beograd është iniciuar krijim i një Komisioni që do të hetonte dëmtimet shëndetësore nga përdorimi i municionit me uranium të varfërua. (E.V/ Faxweb.al)