I ftuar në studion e ‘Fax News’ deputeti i PS-së Pjerin Ndreu ka komentuar Çështjen më të nxehtë të momentit siç është ajo e audiopërgjimit për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, por edhe dëshminë e dëshmitarit Albert Veliu, i cili në intervistën që publikoi PD thotë se audiopërgjimi është i vërtetë, dhe biseda mes tij dhe Agron Xhafajt nuk është e montuar.
“Nuk ka diçka të re në këtë histori, në praktikën time me persona të tillë kemi qenë të rezervuar për ti nxjerrë si dëshmitar pa verifikuar vërtetësinë e asj që thonë, shfaqja e djeshme tregon se ka mosnjohje të situatës, tregon një produkt që vjen nga burime të dyshimta”, tha Ndreu.
Ai deklaroi se ka tre arsye pse PD e nxori audipërgjimin tani dhe ‘dëshmitarin X’
“ Gjithçka që thuhet është kundër negociatave, reformës në drejtësi, dhe ministrit Xhafaj për punën e tij”, deklaroi deputeti.
“Sigurisht që është politike dhe është një përpjekje për të ndalur negociatat, reformën në drejtësi dhe aksionet spektakolare, ku nuk ka se mos të jetë ministri Xhafaj i sulmuar”, shtoi ai.
I pyetur në lidhje me deklaratën e kryeministrit se e kishte verifikuar materialin në një laborator dhe i kishte rezultuar i pavërtetë, Pjerin Ndreu u shpreh se është e drejtë e kryeministrit që kur bëhet fjalë për ministrin e tij të ndërmarrë hapa të tillë.
“E para e punës është e drejta e kryeministri që i shqetësuar të kërkojë një verifikim për të krijuar një bindje dhe kjo nuk ka lidhje me Grup Parlametar dhe ai e ka bërë vetë, dhe bravo që e ka bërë”. U shpreh deputeti socialist.
Sa i përket audiopërgjimit Pjerin Ndreu theksoi se duhet të presim hetimin sepse nuk mund ti vëmë vulën është apo jo i vërtetë pa e marrë në dorë institucionet e specializuara të hetimit.
“Do ta zgjidhin studio ose laboratore kriminalistike të certifikuara, të tjerat janë deduksione, këtu ka vend për qetësi, secili të ketë ftohtësinë dhe të presë se çfarë do të ndodhë me hetimin. Dhe për më tepër kur një dëshmitar del në media më parë është nivel shumë I ulët, është qesharake, ne duhet të presim hetimin që të na thotë se kush është filani, ku është gatuar kjo histori, mbase do të trëegojë se përgjimi është i vërtetë dhe mbetet për tu parë pozita e ministrit Xhafa, ndërsa nëse provohet se është jo i vërtetë atëherë përgjegjësia penale bie mbi ata që e kanë nxjerrë.Ka njerëz që me cdo lloj formash kërkojn ë të bllokojn reformë, por një ditë do të dalin në shesh.
Ne kemi kërkuar që prokuroria të bëjë punën e saj, për sa kohë që del një ordiner që thotë broçkulla që nuk konvergojnë në fakte unë nuk mund ta marr t’ua shesë shqiptarëve si histori të vërtetë. Duke u nisur nga personaliteti i tij, asaj që kërkon opozita por edhe kontekstit të ngjarjes më bën të dyshoj, i kërkoj prokurorisë që të bëjë punën e saj me intensitet. Me atë që thotë ky unë nuk mund të gjykoj ministrin e Brenshëm, kjo është absurde por është filozofi e opozitës. Jemi në një situatë të rrezikshme kur opozita nuk e di se ç’bën, opozita është shpërfytyruar se nuk po lë gjë pa bërë, gjoja duke luftuar korupsionin po stisin histori, janë lojëra që mundohen ta kapin xhafajn me historinë e vëllait që nuk është e mirë por përgjegjësia është personale”, tha Pjerin Ndreu ndër të tjera. (B.H/Faxweb)