Një autobus me 30 italianë është bllokuar në Vlorë pasditen e sotme, konkretisht në Zvërnec si pasojë e baltës në rrugë.
Denoncimi ka mbërritur në redaksinë e ‘Fax News’ nga një turist. Siç shihet dhe nga pamjet ata jënë munduar që me mjete rrethanore ta nxjerrin autobusin por ka qenë e pamundur, ndërsa janë thirrur mjete nga qyteti për të nxjerrë autobusin nga balta.
Turistët vazhdojnë të jenë të bllokuar, duke i kapur nata në Zvërnec, ata janë të revoltuar për situatën por Bashkia ende nuk ka marrë asnjë masë.
Kjo është dhe një kartolinë e keqe në prag të fillimit të sezonit turistik ku si çdo vit infrastruktura mbetet problematike.
(B.H/Faxweb)