Tërmeti i mbrëmjes së kaluar ka terrorizuar banorët e disa fshatrave në Vlorë, pasi lëkundjet kanë shkaktuar dëme të shumta dhe vijojnë te jenë prezente.
Bashkia Selenice konfirmon se dhjetra shtëpi janë të dëmtuara nga tërmeti në fshatrat Vermik, Matogjin dhe Bashaj.
10 shtëpi janë dëmtuar në Vermik dhe mbi 5 -6 shtëpi në Bashaj dhe mbi 5 shtëpi në Matogjin.
Banorët e ketyre fshatrave e kanë kaluar natën jashtë pasi janë ndier të frikësuar. Në fshatin Bashaj janë rrëzuar gure nga mali dhe është bllokuar edhe rruga pasi ka dëme të konsiderueshme.
Punonjësit e Bashkisë Selenicë ndodhen në terren, pranë banorëve.
Rreth orës 20 e 10 të mbrëmjes së kaluar një tërmet me fuqi 4.8 ballë, ka lëkundur disa qytete të jugut të vendit. Tërmeti është ndjerë në Fier, Vlorë dhe Tepelenë, ndërsa epiqendra mësohet të ketë qenë pranë Orikumit.
https://www.youtube.com/watch?v=VHDyuB6pwF0&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=PIh1S144zQk&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=BleKLjgAulY&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)