Kryeministri Rama tek sa ka folur para qytetarëve në Gjirokastër në kuadër të ‘llogaridhënies publike’, është pyetur nga qyetarët në lidhje me problemet e tyre.
E tillë ishte edhe pyetja e një qytetareje, e cila i tha kryeminsitrit se i kishte vdekur burri në krye të detyrës dhe nuk merrte pensionin.
Rama iu përgjigj se duhej të shkruante tek platorma për zgjidhjen e problemit, pasi sipas tij do të merrte përgjigje për 10 ditë.
Por qytetarja iu përgjigj se e kishte bërë diçka të tillë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.
Rama: Mos më qesh, për 10 diët do marrësh përgjigje.
Qytetarja: Kam shkruar nuk kam marrë përgjigje. (E.V/Faxweb.al)