Këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Çiljeta Xhilaga, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin me fëmijë ‘Në kurthin e Piter Pan’.
Ajo u vu përballë pyetjeve të sinqerta të vogëlushëve, ku njëri prej tyre e pyeti edhe për planet e saj për martesë.
“A do martohesh mi goc se mbete beqare”, tha ai, duke i bërë të gjithë të qeshin.
Çiljeta gjithashtu filloi të qeshë bashkë me publikun dhe u përgjigj:
“Unë kam një burrë të vogël në shtëpi që quhet Fernando. Ai edhe kur iken fle tek gjyshja e vet, merr në telefon dhe thotë hape një çikë kamerën të shoh unë me kë je tek shtëpia. S’më lë të martohem mua ai.”
Gjithashtu, fëmijët pyetën Fernandon, i cili erdhi pas mamasë së tij në skenë, se kë donte më shumë nga të dy prindërit.
“Mamin”, u përgjigj menjëherë ai, ndërsa Çiljeta sqaroi se megjithëse Fernando jetonte me të, ai kishte një komunikim të përditshëm me të atin.