Aktualisht, në jetën e Gretës fokusin kryesor e ka zënë muzika, por edhe disa projekte të tjera për një miniakademi muzike, të cilën ajo po përpiqet ta vërë në jetë shumë shpejt. Ndërsa, sa i përket jetës private, nuk ka një njeri të cilin ajo e fsheh, përkundrazi.
Nëse do të kishte, do ta kishte treguar: “Nuk ka një njeri, se po të kishte, dikush diku do më kishte parë, një foto a diçka do kishte dalë…” – tha Greta, por duket se për një çast harroi që me të motrën, aktualisht po ndodh e njëjta gjë.
Rudina nuk e la situatën të kapërcejë dhe ndërhyri shpejt: “Siç ka ndodhur me Enin apo jo? Enit i kanë dalë disa foto, është e vërtetë ajo lidhja?”
“Po, Enit i ndodh që ta fotografojnë ndonjëherë, por lëre Enin atje ku është, se është mirë. Do vijë Eni në studion tënde Rudina”, – tha me të qeshur këngëtarja si për të treguar se për veten, Eni flet vetë.
Gjithsesi, kaq u desh. Që Enit i bëhet ndonjëherë ndonjë foto, kjo nuk ka më dyshim. Por edhe që është në një romancë, gjithashtu nuk ka më dyshim. Po pse vazhdon akoma të fshihet?
Kjo përgjigjet i mbetet Enit për një herë tjetër kur të vijë në studio.