Deputeti i PD, Gent Stazimiri, në një deklaratë për mediat i është përgjigjur kryeministrit Rama në lidhje me akuzat e këtij të fundit se kokaina e Miminasit ka lidhje me njerëz të lartë të PD-së.
Strazimiri ftoi kryeministrin Rama që nëse ka prova lë të vij e të arrestoj ata që janë përfshirë në trafikun e kokainës.
Pjesë nga deklarata
Skenar kriminal mashtrimesh kundër çdo denoncuesi të krimit të niveleve qeveritare
Rama hodhi mashtrimin e radhës për drogën e Maminasit, kokaina e Xibrakës dhe e Maminasit dhe labpratët e tyre janë të Genci xhixhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij.
Rama, nëse i ke këta në PD je i lutur të vish tani, sot dhe ti arrestosh, por ti i ke përcjellë në Kubë, Kolumbi dhe kudo tjetër
PD nuk është rilindja, ndryshe nga ju për ne droga është kanceri që po vret Shqipërinë
Shqipëria nuk sakrifikohet për vëllezërit Xhafaj, Habilaj, Tahiri dhe vëllezërit Rama.
(M.Q/Faxweb)