Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”. Nga njoftimet paraprake bëhët me dije se mjeti tip Fiat me targa italiane ES 440 CA, ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit ka qënë një shtetas Italian me incilate M.P, 20-vjeç, i cili rezulton banues në Bari.
Mësohet se në automjet ndodheshin edhe tre shtetas shqiptarë, përkatësisht M.S, 17 vjeç, Xh.S, 20 vjeç dhe F.Gj 19 vjeç të tre banues në Tiranë.
Shetasit u shoqëruan në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, me dëmtime të lehta, të cilët ndodhen nën kontrollin e mjekëve, për momentin janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga grupi hetimor po kryhen veprimet për përcaktimet e shkakut të këtij aksidenti.
(E.V/Faxweb.al)