13:37 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdekja e 27-vjeçarit Enea Ftoi në komisariatin e Korçës, Avokatja e Popullit thyen heshtjen: I është injektuar…

20:16 | 22/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e 27-vjeçarit Enea Ftoi në komisariatin e Korçës, Avokatja e Popullit thyen heshtjen: I është injektuar…

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e ftuar në ‘Fax News’ ka folur mbi problemet që kanë burgjet në Shqipëri por edhe komisariatet e policisë.

Ballanca deklaroi se ndër problemet më të mëdha është mbipopullimi në burgje edhe pse kushtet në vazhdim kanë ardhur duke u përmirësuar.

“Në fokusin e Avokatit të Popullit nuk mund të jenë të gjitha rastet. Shteti nuk ka pasur kapacitet për vuajtjen e dëmit normal, por kushtet janë përmirësuar.

Mbipopullimi është një problematikë që ka ardhur në ulje por nuk është aty deri ku duhet të jetë”, tha ajo.

Duke iu referuar rastit të rënda të vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoi në komisariatin e Korçës, Erinda Ballanca deklaroi se nuk mund të flasë për shkakun e vdekjes pasi do e nxjerrë ekspertiza, por në lidhje me komisariatin e Korçës Ballaca tha se ishin konstatuar problem në 2017, dhe kishte dhënë dhe rekomandime për vendosjen e kamerave të sigurisë.

Megjithatë Ballanca u shpreh se në lidhje me rastin konkret, ambienti ku ndodhej Enea Ftoi nuk mund të kishte kamera sepse do të ishte dhunuar privatësia, duke pasur parasysh që nuk kishte hapësirë të veçantë ku 27-vjeçari të kryente nevojat personale.

“Ai është një komisariat që ne e kemi trajtuar në 2017 dhe problematikat që kanë dalë, por ka pasur përmirësime, nga gjetjet situate është përmirësuar, ka qenë rekomandim i Avokatit të Popullit që kamerat të vendosen por jo të gjitha ambientet vëzhgohen, një pjesë lidhen me mungesën e finaniciare për vendosjen e kamerave, por në disa raste kamerat janë të cilësisë së dobët.

Aty ku ka qenë i ndjeri nuk ka një vend të ndarë për nevojat personale dhe nuk mund të vendosësh aty kamera.

Në rastin konkret problem është edhe dhënia e ndihmës, është evidentuar si një person që kishte probleme shëndetësore se ishte përdorues droge, ne kemi kërkuar që drejtoria të ketë personel që tu vijë në ndihmë, nuk preferojnë mjekët për të shkuar. Nuk ka dalë ende shkaku i vdekjes, nuk kemi asnjë kompetencë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Në rastin konkret në këtë drejtori ka vetëm infermier, që i ka injektuar qetësues se i ndjeri i është ankuar se kishte dhimbje”, deklaroi ndër të tjera Ballanca. (B.H/Faxweb)

Etiketa: enea ftoiErinda Ballanca
Pas

Aksident në Gjirokastër, plagosen tre të rinjtë (FOTO)

Para

Një kunat si Roberti: Era ia ka dalë mbanë e vetme

Para
Një kunat si Roberti: Era ia ka dalë mbanë e vetme

Një kunat si Roberti: Era ia ka dalë mbanë e vetme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për mashtrim me automjete të marra me qira

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, KQZ rrëzon ankimimin për Lezhën: Është i pabazuar!

Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

Lezhë/Goditen tre raste të paligjshmërive në Kurbin, Rubik dhe Lezhë

Tragjedia e Tempit me 53 viktima, seancë e paprecedentë në kuvendin grek! Akuzohen 14 figura politike, mes tyre dhe kryeministri

Rusia paralajmëron SHBA: Ndihma ndaj Izraelit do të destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e Mesme

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Ministria e Jashtme jep detaje: Kanë mbërritur në…

Irani i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale

Erdogan: Veprimet e Teheranit janë mbrojtje legjitime

“Sulmi ndaj Iranit me “ChatGpt?”/ Izraeli vite të tëra përgatitje, përdori spiunë dhe dronë inteligjentë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.