Një i burgosur është arratisur nga ambjentet e Gjykatës në Vlorë. I arratisuri Mikel Kasa ka qenë në katin e dytë të Gjykatës për të marrë vendimin. Ai është larguar nga salla, ndërkohë që në sallë ka pasur dhe policë.
Mësohet se ai ka goditur një nga efektivët e policisë me grusht. Ai është hedhur mbi tavolinë dhe ka ikur me vrap nëpër korridoret e gjykatës duke u arratisur më pas jashtë saj.
Mikel Kasa, 28 vjeç ishte arrestuar për rrëmbim personi dhe sapo dëgjoi vendimin e Gjykatës është arratisur.
Gjatë seancës ai kërkoi gjykim të shkurtuar dhe gjykata ka vendosur masën e denimit për 1 të 3 e vendimit, nga 5 vjet ne 3 vite e gjysëm. Gjyqtari i çështjes ka qenë Skënder Haluci.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 dhe personi ndodhej në gjykatë për vlerësim mase.
https://www.youtube.com/watch?v=-NkqpZAP_oY&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=QjSv1enDZVw&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post