Vera duket ende e largët edhe pse jemi në ditët e fundit të muajit maji. Moti i paqëndrueshëm, temperaturat shpeshherë të larta dhe më pas të ftohta, i kanë kthyer ditët gati të pakuptueshme.
Sipas meterologëve gjatë fundjavës dhe në ditët e para të javës në vijim, pritet që pjesa e parë e ditës të jetë e kthjellët, ndërsa pasditja me shi.
Përveç ditës së sotme dhe e gjitha dita e nesërme do të jenë me mot të kthjellët gjatë paradites dhe me reshje e shtrëngata gjatë pasdites.
Gjithashtu mësohet nga sinoptikanët, se në fund të muajit, Shqipërinë e prek vala e të nxehtit afrikan.
Ndërsa për verën që vjen, Shqipëria nuk pritet të ketë ndryshime. IGJEUM informon se reshjet do të jetë të pakta dhe temperaturat e larta.
Nga data 27 Maj deri në 1 Qershor, Shqipëria do të ketë temperatura ekstremisht të larta.
(E.V/Faxweb.al)