Një tjetër skandal raportohen për familjen mbretërore të Anglisë. Dukesha Kate Middleton dhe Princ William janë komentuar ditën e sotme nga të gjitha mediat ndërkombëtare për shkak të disa fotove të publikuara.
Në fotot që qarkulluan në të gjitha mediat britanike çifti shfaqet shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë zakonisht. Ata janë fotografuar në gjendje të dehur duke dal nga një klub nate.
Siç janë shprehur edhe mediat e huaja këto foto i përkasin kohës kur Kate dhe William kanë qenë thjesht të dashur, por janë bërë publike vetëm ditët e fundit.
Ata shihen shumë të dehur teksa po futen në një taksi dhe me siguri këto pamje do kenë shkaktuar shumë pakënaqësi në familjen mbretërore, për imazhin e tyre. (E.V/Faxweb.al)