Rreth 28.368 është numri i emigrantëve që kanë mbërritur përmes detit në të gjithë Europën, që nga fillimi i vitit 2018-të.
Shifrat janë bërë ppublike nga organizata kombëtare për emigracionin.
Nga ana tjetër mësohet se 4636 persona nuk e finalizuan dot ëndrrën për një jetë më të mirë duke humbur jetën në Mesdhe.
Gjithashtu organizata bënë të ditur se Italia dhe Greqia, vahdojnë të mbeten destinacionet më të ekspozuara për emigrantët.
Të dy vendet kanë mirëpitur rreth 38 përqind të numrit total ,ndërsa 23 përqindshi tjetër ka pasur destinacion Spanjën.
E përkthyer në shifra 10.808 persona kanë prekur tokën në Itali, pak më shumë se 1/5 e emigranteve të mbërritur në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, plot 50.524 vetë. (E.V/Faxweb.al)