Pasi i tërhoqi nga Ministria e Brendshme drejt selisë së PD-s, kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim të shkurtër para simpatizanteve ku deklaroi se beteja e qytetarëve do të vazhdojë deri në fitioren përfundimtare.
Basha deklaroi se ky ishte një mesazh i qartë për Ramën dhe Xhafajn.
“Ju falenderoj nga zemra me mirënjohje për qëndresën e jashtëzakonshme, për mesazhn e qartë dhe të prerë që i dha populli qeverisë së krimit dhe korrupsionit, për mesazhin e prerë që I dhatë Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt. Aksioni popullor do të vazhdojë pareshtur
Është shpresa për Shqipërinë tonë të vazhdojmë këtë betejë deri në fitore, zoti u bejkoftë ju, zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha. (B.H/Faxweb)