Albi Nako, balerini dhe koreografi i njohur shqiptar mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në emisionin e fëmijëve “Në kurthin e Piter Pan”.
Ai është përballur me pyetjet e ndryshme të fëmijëve dhe sigurtish tendeca më e madhe e tyre ka qënë për jetën e tij private. Nëse ka një njeri përkrahë dhe nëse e do të dëshironte të kishte fëmijë.
Ai për herë të parë ka folur për dëshirën e të pasurit një fëmijë në të ardhmen. “Sigurisht që dua të kem një fëmijë dhe dua të jetë vajzë. Ndërsa emrin do ja vendos patjetër shqiptar”,-ka treguar ai.
Sigurisht që as pyetjes për një marrëdhënie të re nuk i shpëtoi, por edhe këtë herë nuk tregoi gjë. Megjithëse i nxitur nga moderatorja e spektaklit, Alketa Vejsiu arritëm të kuptonim që nuk u tregua i sinqertë kur tha që nuk e ka gjetur akoma partneren e tij. (E.V/Faxweb.al)