Menjëherë pas ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Liverpool në finale e Champions League, Cristiano Ronaldo I cili nuk bëri asfjë për tu mbajtur medn në këtë finale, “Zbehu” festën e galaktikëve duke deklaruar se “ishte bukur të isha pjes e Realit të Madridit”. Mediat menjëherë e lexuan këtë si një paralajmërim se Ronaldo do largohej nga Bernabeo.
Por mesa duket kjo nuk u ka përlqyer lojtarëve të Realit që pas festës vëmendjen ta marrë Ronaldo me këto deklarata ku lajmi ishte fitorja e Ligës së Kampionëve.
“Marca”, shkruan se Sergio Ramos e qortoi Ronaldon në dhomat e zhveshjes: “Nuk ishte momenti i duhur për ta thënë atë. Duhet t’i tërheqësh fjalët dhe ne do të të ndihmojmë”.
Sipas gazetës spanjolle, Ronaldo e ka pranuar këtë dhe Ramos e ka mbyllur me “ne jemi me ty, por duhet ta ndihmosh veten, gjithashtu”.
Pas finales, në ditën kur Real Madridi e festoi titullin në shtëpi, Ronaldo ndryshoi plotësisht në deklaratat e tij pasi i përshëndeti tifozët madrilenë duke u thënë “shihemi vitin tjetër”, duke aluduar se ai do të vazhdonte të qëndronte në Madrid.
(B.H/Faxweb)