Kryeministri Edi Rama ka qenë në një intervistë direkte në televizionin francez “France 24”.
Rama foli për hapjen e negociatave por edhe problemet që shoqërojnë Shqipërinë para hapjes së negociatave me BE-në.
Gazetarja franceze e pyeti Kryeministrin nëse ndjente keqardhje që të rinjtë shqiptarë po largohen.
Rama tha se nuk ndjen keqardhje, pasi sipas tij, të gjithë qytetarët e vendeve të zhvilluara në Europë, kanë sjellë zhvillimin falë lëvizjes së lirë.
“Ka një periudhë që vijoi pas izolimit. Njerëzit largohen, njerëzit kthehen sërish. Është normale, është ndryshimi i sistemit. Nuk na vjen keq, se këto vende si Europa kanë lëvizur.”-tha Rama.
(F.G/Faxweb.al)