08:45 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Si e njoha 47- vjeçarin e vetëvrarë, Ardianit i vdiq gruaja para disa muajve, e përjashtuan nga skema e re përfitimit…”

18:49 | 29/05/2018
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Si e njoha 47- vjeçarin e vetëvrarë, Ardianit i vdiq gruaja para disa muajve, e përjashtuan nga skema e re përfitimit…”

Punonjësja e ndihmës ekonomike në Shkodër, Edona Staka me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ka treguar se si e ka njohur Ardian Kallamin, 47-vjeçarin që i dha fund jetës duke u vetëvarur.

Ajo përshkruan me detaje takimin me Ardian Kallamin dhe tregon se ai ishte paraqitur aty për të përfituar nga skema e vjetër e ndihmës ekonomike, të cilën nuk e përfitoj.

“Tregoji Zotit,Ardian,për shtetin tand,se si të katandisi,si të detyroi me firmos për diçka që se kishe ba(asnjiherë n’botë,i ve unë durt në zjerm për ty!)Tregoji Zotit,Ardian,sa fatkeqsi asht sot me ken shtetas i shtetit shqiptar!”

“Ishte nji ditë krejt e zakonshme punet.Ardiani erdhi tek zyra pak mas mesditet.I kisha çu fjalë me nji bashkëfshatar të vetin,për me ardh.Nuk e kisha njoft ma përpara,po basha thjesht detyrën që tana familjet përfituese me skemën e vjetër të ndihmës ekonomike,me i lajmru me apliku edhe tek skema e re.U afru krejt kadalë e i pasigurtë tek tavolina.

“-Urdhnoni,zotni!”

“-Jam Ardian Kallami,-tha,-më ke çu fjalë me apliku për asistencë.”

Ishte i veshun keq,flokët pak të rritun,i parrum,fliste krejt avash,me dhimbje,sa për inerci.

“Sa vonë ke ardh,Ardian,-iu drejtova në emën,me i dhan konfidencë,-pse e ke lan në limit të kohës aplikimin?Kenke ba rehat m’duket e s’paske nevojë ma për ndihmë ekonomike,”-u mundova me ba pak humor.Por as që e vuni buzen n’gaz.Më pau me sytë e shkrum,mblodhi buzt e çoi supet,si me dasht me m’than që “he,ishtu puna,s’kam mujt me ardh!”.

Nuk i fola as unë për nji moment.E pashë edhe pak;kishte mimikë të përvujtun,por njikohsisht fisnike,do t’kishte ken i pashëm deri para pak vjetsh.Tash kishte mbet dy grusht njiri.I vujtun,por i paqtë!Apo ishte vetëm i vujtun?Po ku ka paqe për njerz të rrënum?

M’duket se vujtja sikur i fisnikron ata,duken sikur kanë kalu nji fazë katarsisi e janë purifiku deri n’asht!E sikur t’kishe mundsi,do t’ja kishe fal tan boten;urdhno,merre boten Ardian,e di që ti nuk ke çka i ban ma shumë,përveçse me e qendis me brengën tande!

“M’fal,-tha,-se po të flas ma shumë se duhet,(o Zot,sa mirë që po fliste!),por ke moshen e vajzes teme.Mu s’ka dy muj që m’ka vdek gruja,s’më bahet me u vesh e me dal,as me pa kend,as me taku kend.A sheh si jam ba.Prandej kam vonu,motër.M’ka fik,se di a m’kupton e ndoshta po ofendohesh që po t’flas kaq shumë,por kenka hall i madh.Gruja,moj motër,a m’kupton?”

Biseda vazhdoi edhe për pak…bisedë e dhimbshme,ai plot mërzi e i kputun,unë pa piken e forcës,me ba ndoj gja,hama dreq!

Histori e gjatë,e tregume shkurt:Ardiani nuk e përfitoi ndihmen ekonomike;pikë të pamjaftushme,edhe pse me shpi si mos ma keq,pa tokë e pa punë.Mandej e futa në listat e 6% që ka në dispozicion bashkia,pa pyt askend.Mandej Ardianin e akuzunen për vjedhje të nji shpijet,e arrestunen,e dhununen,e kërcnunen,e lirunen…e aq u desht!Nji shpirt i vram’ që nuk bajti ma!Ardiani dje u vetëvar…

Sot,Ardian,kur e mora vesht që ishe ti,mu kujtu biseda jonë,pamja jote,madhështia e zanit tand t’vogël.Unë sot s’do e mallkoj shtetin tem,s’do ta urrej,se sot s’kam fuqi;m’ka kput shpirtin ikja jote.Sot ta la ty n’dorë…

Tregoji Zotit,Ardian,për shtetin tand,se si të katandisi,si të detyroi me firmos për diçka që se kishe ba(asnjiherë n’botë,i ve unë durt në zjerm për ty!),se si shteti jonë s’ka forcë e s’don me i arrestu kriminelat e vërtetë,e englediset me njerz si ti,përdhos njerz si ti,torturon njerz si ti,fryn egon e vet,duke i tregu kërbaçin njerzve si ti.Tregoji Zotit,Ardian,sa fatkeqsi asht sot me ken shtetas i shtetit shqiptar! Pushofsh n’paqe,fort i përvujtuni,Ardian Kallami!” shkruan Edona Staka në Facebook.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: ardian kapllani
Pas

Denoncimi: Rama në overdozë, e nxorën nga avioni përkrahësh (Foto)

Para

5 bankat më të sigurta në botë, ja ku ndodhen ato

Para
5 bankat më të sigurta në botë, ja ku ndodhen ato

5 bankat më të sigurta në botë, ja ku ndodhen ato

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/Dy arrestime për dhunë në familje dhe aksident me pasojë vdekjen

Sulmi me thikë në Bielefeld, siriani dyshohet për lidhje me Shtetin Islamik

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak, synohet rritja e numrit të trupave dhe rezervistëve

Më shumë se 20 palestinezë janë arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Ish-kryeministri bullgar dorëhiqet nga posti i deputetit pas hetimeve për korrupsion

Shtëpia e Bardhë kufizon ndarjen e informacionit të klasifikuar me Kongresin pas ngjarjeve në Iran

Kursi i këmbimit –26 qershor: Sa shiten dhe blihen dollarët dhe eurot, gjendja e monedhave të tjera

Banka Botërore miraton 1 miliard dollarë për zhvillimin e Irakut, Sirisë dhe Libanit

Panik në ajër, avionit i merr flakë një prej motorëve

Shpërthim i fuqishëm në Napoli, një i vdekur dhe katër të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.