Ka mbetur i vrarë në moshën 41 vjeçare gazetari investigativ rus, Arkadiy Babchenko.
RT shkruan se gazetari Arkadiy Babchenko, i cili u qëllua me armë zjarri, u gjet në banesën e tij nga gruaja, e cila thirri shërbimet e emergjencës. Viktima thuhet se u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq në ambulance.
Sipas departamentit të policisë në Kiev, gazetari vdiq në ambulancë nga plagët e tij.
Informacioni rreth vrasjes së gazetarit u konfirmua nga deputeti i Rada Verkhovna Anton Gerashchenko.
Në shkurt të vitit 2017, Arkady Babchenko u largua nga Rusia, duke thënë se po merrte kërcënime. Gazetari është i njohur për pikëpamjet e tij të ashpra kundër autoriteteve ruse dhe presidentit Vladimir Putin.
(M.Q/Faxweb)