Ka pasur sherr në emisionin e mbrëmshëm të gazetarit Artur Zheji, saqë përplasja është shndërruar në kërcënime të hapura.
Ilir Demalia nuk e ka përmbajtur dot veten kur po debatonte me Myslim Murrizin dhe e ka pyetur atë në lidhje me një banesë-vilë që Murrizi ka tek Pallati i Brigadave.
Ky i fundit i është përgjigjur se ka 5 vila, e jo një, ndërsa i ka përmendur edhe të atin Ilir Demalisë.
Aktivisti i famshëm i protestave në vitet ’90, nuk e ka mbajtur dot veten dhe ka shpërthyer ndaj Murrizit, duke i thënë “vi aty e të bëj copa”.
Pjesë nga debati:
Demaliaj: Ju thatë që nuk keni punuar në administratë. A keni qenë shef policie
Murrizi: Po kam qenë ’92-96
Demaliaj: Ajo ka qenë struktura më e korruptuar
Demaliaj: Keni vilë te pallati i Brigadave?
Murrizi: Unë kam pesë vila jo një vilë, por unë s’kam marrë asnjë tender. Nëse një ditë të vetme më gjen mua një tender, ti ose baba tënd
Demaliaj: Ore babën time mos ma përmend mua se vi aty e të bëj copa, mos më përmend vuajtjet e mija se i kam kaluar me nder. Baba im s’i ka shkaktuar vuajtje askujt, ju i keni nxirë jetën.
Murrizi: Dakord, dakord…
Demaliaj: Ke qenë zyrtar shteti zotëri, pesë vila me rrogën e shefit i ke bërë
Murrizi: Ore ti ke mbet refugjat..
(E.K/FAXWEB.AL)