03:12 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjiknuri i përgjigjet ashpër Bashës: Regjisori i babales iu rikthye politikës së korbave

12:29 | 30/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjiknuri i përgjigjet ashpër Bashës: Regjisori i babales iu rikthye politikës së korbave

Damian Gjinkuri, ministri i Energjitikës, Industrisë dhe Infrastrukturës ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha lidhur me sigurinë e minatorëve në punë.

Gjiknuri shkruan se regjisori i Babales sot i është rikthyer politikës së korbave, ndërsa thotë se qeveria Rama po paguan faturat e vjetra.

Reagimi i Gjiknurit: Regjizori i Babales ju rikthye sot politikës së korbave duke përdorur politikisht fatkeqësitë njerëzore dhe aksidentet në punë gjatë aktivitetit minerar.

Luli e di shumë mirë se ajo çka vazhdojmë ta paguajmë sot është fatura e “babale partisë” së tij dhe qeverisë në të cilën ishte pjesë, që parcelizuan në mënyrë kriminale çdo vendburim minerar duke u bërë shkak për rritjen e aksidenteve.

Në betejën tonë për zhbërjen e këtij parcelizimi kemi revokuar mbi 150 leje por jemi përballur e vazhdojmë të përballemi çdo ditë pa u ndalur me gjykatat e ndryshkura nga korrupsioni.

Regjizori i Babalës mbron gjykatat e korruptuara dhe këto të fundit mbrojnë e mbajnë në fuqi leje e licenca të firmosura nga skenaristi i Babales në të cilat ndodhin edhe aksidente me humbje jetësh njerëzore.

Një arsye më shumë për të mbështetur fuqimisht reformimin e sistemit të drejtësisë duke i vënë fre dhe spektaklit politik të Lulit në kërkim të kauzave të rradhës.

Basha u shpreh më herët: Gjendja e tij paraqitet stabël, ndonëse mjekët kërkojnë t’i bëjnë një ekzaminim më të hollësishëm, – tha Basha, pas vizitës që kreu. – aksidenti i djeshëm dhe plagosja e dy minatorëve në Bulqizë vjen pas një sërë aksidentesh që kanë kushtuar jetën e 7 minatorëve në pak muaj.

Siç jeni të gjithë dëshmitarë, 7 minatorë kanë vdekur, 4 qytetarë tanë, 3 minatorë kinezë kanë vdekur në pak muaj në minierat e Bulqizës.

Këto janë kostot dhe faturat e korrupsionit qeveritar, të një prej ministrave më të korruptuar të kësaj qeverie të krimit dhe korrupsionit, Damian Gjiknurit, të cilit i është mbyllur goja nga milionat e mafias së kromit, që është përgjegjësja kryesore bashkë me qeverinë e Edi Ramës për vdekjet e mbi 40 minatorëve gjatë 5 viteve që qeveris PS-ja.


Jam përmbajtur t’i drejtohem kësaj teme menjëhërë pasi ka ndodhur e keqja, që të mos përsërisnim shfaqjen e shëmtuar të socialistëve në opozitë, por ia vlen të theksohet se në 5 vite, mafia e kromit dhe mafia e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit me shokë i kanë marrë jetën më shumë minatorëve se në 20 vite të marra sëbashku.

Kjo nuk mund të vazhdojë më. Duhet të ndalet dhe që të ndalet duhet të marrë fund një qeverisje e marrë peng nga krimi dhe korrupsioni.

Ndaj është koha ta flakim tutje këtë qeveri që nuk përfaqëson interesat e njerëzve, por përfaqëson interesat e mafias së drogës, mafias së lojërave të fatit, mafias së kromit dhe që është pengesa kryesore për një jetë më të mirë pengesa kryesore për Shqipërinë Europiane

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Hajdarmataj në Itali, Moisi Habilaj për herë të parë përballë drejtësisë shqiptare

Para

Denoncoi skandalin me tokat te ”Rana e Hedhun”, biznesmenit i digjet lokali

Para
Denoncoi skandalin me tokat te ”Rana e Hedhun”, biznesmenit i digjet lokali

Denoncoi skandalin me tokat te ''Rana e Hedhun", biznesmenit i digjet lokali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.