Pas replikave në distancë mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe ministrit Damian Gjiknuri, ka reaguar së fundi dhe deputeti demokrat Edi Paloka.
Ai shkruan se dosjet për Gjiknurin janë gati prej muajsh dhe do të ishte mirë që të largohej sa më parë. Sipas tij ministrin nuk mund ta shpëtojnë dot as prokuroret.
‘’Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh per lidhjet e tua me drogen dhe krimin e organizuar. Gjithcka eshte e dokumentuar, ta dish se nuk te shpetojne dot per shume gjate Rama-Marku-Xhafa-Prela. Merr masa mos te vjedhin edhe shtepine e tezes ose ndokujt tjeter. Tik tak tik tak Damian…”, shkruan Paloka.
(E.K/FAXWEB.AL)