21:30 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Si doli nga burgu për katër orë ‘i forti’ i bandës së Durrësit, informacioni u mbaj ‘top sekret’

07:25 | 31/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si doli nga burgu për katër orë ‘i forti’ i bandës së Durrësit, informacioni u mbaj ‘top sekret’

Një fatkeqësi në familje i ka dhënë 4 orë liri Endrit Dokles, të dënuarin e vetëm me burgim të përjetshëm të “Bandës së Durrësit”.

Drejtoria e Burgjeve ka miratuar kërkesën e Dokles për të marrë pjesë në varrimin e nënës, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë, në moshën 65-vjeçare. I shoqëruar nga forcat e Drejtorisë së Burgjeve, 34-vjeçari ka dalë nga qelia ku qëndron i vetëm në Burgun e Fushë-Krujës, dje në orën 13:00, raporton Panorama.

I përpiktë, duke zbatuar me saktësi orarin e lejes së dhënë, Dokle është kthyer sërish aty në orën 17:00. Endrit Dokle ndodhet në qeli prej më shumë se 13 vitesh dhe pa datë për të dalë prej andej, vetëm me një shpresë të fundit që i ka mbetur në Strasburg, pasi Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e tij për t’i shfuqizuar burgimin e përjetshëm. Burimet që konfirmuan lejen vetëm 4-orëshe të tij ishin mjaft të rezervuara,

Madje, Drejtoria e Burgjeve ishte kujdesuar që informacioni të mos bëhej publik, para se Dokle të kthehej në qeli. Kjo për të shmangur çdo incident të mundshëm, por edhe frikën se i dënuari përjetë mund të thyente lejen e të mos kthehej më në qeli.

Megjithatë, Dokle ka respektuar afatet dhe menjëherë pasi i ka dhënë lamtumirën e fundit nënës së tij, i është drejtuar Burgut të Fushë-Krujës, kur regjistrimi i hyrjes së tij është bërë fiks në orën 17:00, ashtu siç ishte përcaktuar në lejen e dhënë.

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e bandës famëkeqe, janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit. Sipas Prokurorisë, banda është autore e një sërë vrasjeve të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit. Ndërsa në vitin 1999, pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë më 22 gusht në zonën e Plazhit.

Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durrësit. Ndër vrasje të tjera është edhe e Ervin Lames, më 14 janar 2002, në Lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit. Pas vrasjes së Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles akuzohet për vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005, në Tiranë. Kufoma e Gashit u hodh në fshatin Romanat të Durrësit. Ndërsa më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, Ilir Koldashin. Për qëllimet e tyre, drejtuesit e “Bandës së Durrësit” përdornin edhe vrasës me pagesë.

 

Pas

HOROSKOPI, 31 MAJ 2018

Para

Djali vret babanë në Greqi, e kishte abuzuar seksualisht. Ç’ndodhi brenda familjes shqiptare që tronditi ishullin…

Para
Djali vret babanë në Greqi, e kishte abuzuar seksualisht. Ç’ndodhi brenda familjes shqiptare që tronditi ishullin…

Djali vret babanë në Greqi, e kishte abuzuar seksualisht. Ç'ndodhi brenda familjes shqiptare që tronditi ishullin...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

SHBA: Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

Trump ndërpret negociatat me Kanadanë dhe paralajmëron tarifa të reja

OKB: Prodhimi i kokainës në Kolumbi arrin në nivele historike, 253 mijë hektarë të mbjella me bimën narkotike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.