16:45 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Alfred Lela flet për negociatat dhe dosjet e reja që paralajmëroi PD-ja

10:13 | 31/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Alfred Lela flet për negociatat dhe dosjet e reja që paralajmëroi PD-ja

Gazetari dhe analisti Alfred Lela ka komentuar sot në studion e ‘’Fax News” zhvillimet e fundit të aktualitetit politik, nga mundësia e hapjeve të dosjeve të tjera për ministrat te çelja e negociatave.

Lela tha se shumë shpejt PD-ja mund të nxjerrë dosje të tjera lidhur me ministra të qeverisë Rama.

“Nuk është shantazh, pasi nuk ka një kanal mes PD-së dhe ministrave që pritet që mund t’iu publikohen dosjet. Ka pasur një tensionim të situatës, pasi ka pasur zhvillime të forta nga Tahiri te faktet e reja për Xhafajn”, tha Lela.

Lidhur me protestën e opozitës dhe tërheqjes që iu bë protestuesve nga Ministria e Brendshme, Lela tha se Basha mori vendimin e duhur pasi situata mund të agravonte.

‘’Çdo të kishin thënë për kreun e PD-së nëse nuk do kishte pasur ndërhyrje dhe sot do të kishim të plagosur apo më shumë.

Nëse parashikojmë më të keqen, na duhet që të themi se zoti Basha ka marrë vendimin e duhur. Sinjali u dha, që populli mund të shkojë te institucionet. Unë e gjej me vend ndërhyrjen e kryetarit të opozitës dhe tërheqjen e njerëzve.

Çështja Xhafaj nuk është mbyllur, sapo është hapur në fakt. Na duhet të presim sërish, kemi një dëshmitar që ka kërkuar azil, kemi një përgjim që duhet të vërtetohet në autencitetin e tij. Kemi ende për të parë në këtë çështje, ka dhe një pritje për 28 qershorin, dhe do të kemi një çlirim të ndryshëm të palëve. Edhe për çështjen Tahiri ka mistere që mund të ndryshojnë pozitat e ish-ministrit.

Rama e ka më të vështirë që të lëshojë Xhafajn, pasi ai është ministri i dytë i brendshëm, dhe dy ministra të përfolur në pesë vite është pak problem.

Pastaj Xhafaj lidhet me dy çështje që janë dekriminalizimi dhe dekanabizimi. Nuk e ka të lehtë, dhe madje e tha këtë edhe vetë ‘’e lëshove Saimirin, mos e lësho Xhafajn”, pra ka dhe një presion të brendshëm veç atij të jashtëm nga ana e ndërkombëtarëve”, u shpreh më tej analisti.

Lidhur me çeljen e negociatave Lela tha se e gjithë shpresa mbetet te Gjermania dhe Franca, dhe pse këto të fundit e kanë shprehur skepticizmin e tyre.

Ai tha se gjithçka pritet që të vendoset në ditët e fundit, dhe se do të jetë një vendim qartësisht politikë i vendeve të BE-së.

Lela komentoi dhe turin  e llogaridhënies së qeverisë Rama, teksa tha se mund të ketë mundësi dhe për zgjedhje të parakohshme, në rast se nuk hapen negociatat.

“Duket se qeveria është përgatitur dhe për mundësinë e ‘jo’-së për negociatat. Në rast se nuk hapen negociatat, atëherë ekziston mundësia e zgjedhjeve të parakohshme, do të ishte një hapje e lojës me lojtarë të rinj. Më të rëndësishme se vetë zgjedhjet, janë zgjedhjet e ndershme”, tha Lela.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Ankesat e Shevçenkos për stadiumin, FIFA merr vendimin për ndeshjen Ukrainë-Shqipëri

Para

Seanca në Kuvend, opozita bllokon foltoren

Para
Seanca në Kuvend, opozita bllokon foltoren

Seanca në Kuvend, opozita bllokon foltoren

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.