04:08 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vëllazërorja me Kosovën, Mavraj: Të rinjtë s’dinë të vlerësojnë mundësinë që iu dha Panucci

16:25 | 31/05/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vëllazërorja me Kosovën, Mavraj: Të rinjtë s’dinë të vlerësojnë mundësinë që iu dha Panucci

Miqësorja ndaj Kosovës ishte një ndër ndeshjet më të dobëta në historinë e Kombëtares së Shqipërisë, e një rol të mirë për këtë sipas Mërgim Mavrajt kishin lojtarët e rinj të afruar së fundmi në kombëtare.

Në konferencën për shtyp në Zvicër, ku kombëtarja shqiptare është grumbulluar, mbrojtësi kuqezi u shpreh se lojtarët e rinj nuk po dinë ta shfrytëzojnë mundësinë që Panucci u ka dhënë.

“Asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë për t’u bërë lojtar i kombëtares se sa tani. Kur kam qenë unë i ri ka qenë një sakrificë e madhe për t’u ftuar, jo më për të qenë lojtar në formacionin e kombëtares. Lojtarët e rinj këtë mundësi që po ua ofron trajneri ynë tani, nuk po dinë ta vlerësojnë. Impenjimin e kanë maksimal, nuk është se mund t’i gjykosh, por është një rast shumë i madh për ta”, u shpreh Mavraj.

Ndërkohë që dhe sulmuesi Bekim Balaj qendron në të njëtën linjë ku shprehet se miqësorja ndaj Kosovës ishte një mundësi për të provuar lojtarë e skema të reja, serish theksoi se ata që zbresin në fushë duhet të japin maksimumin.

“Kjo ndeshje u pa më tepër për të provuar. Ndeshja me Kosovën ishte një mundësi për të provuar lojtarë të rinj, për të provuar skema të reja loje. Por në fund, çdo lojtar që luan në kombëtare nuk ka justifikim, gjithsecili duhet të japë maksimumin”, tha Balaj.

(M.Q/Faxweb)

 

Etiketa: mergim mavraj
Pas

“Tik-tak…Tik-tak, tjetër ministër po shkon me dëshirë pas Xhafajt dhe Tahirit”

Para

“Enca si pulë”, këngëtari shqiptar e ofendon rëndë (Foto)

Para
“Enca si pulë”, këngëtari shqiptar e ofendon rëndë (Foto)

“Enca si pulë”, këngëtari shqiptar e ofendon rëndë (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.