Analisti i njohur Mustafa Nano i ftuar dje në emisionin ‘Opinion’ ku diskutohej tema ‘kush po përgjon politikën’, tha se duhet t’i jepet fund publikimeve të paligjshme që nuk dihet si bëhen sepse nesër mund të jenë të gjithë viktima të përgjimeve që nuk do kursejnë as jetën seksuale.
Nano hodhi idenë e bërjes së një ligji që ndalon regjistrime të tilla, pasi sipas tij mund të dalin në dritë shumë momente intime të individëve publikë.
‘’Duhet bërë bërë një ligj, unë sot po të isha deputetë do të ndërmerrja një nismë personale për ti dhënë fund këtyre përgjimeve të paligjshme, ky është një problem i madh edhe në botë. Unë nuk kam më jetë private. Ata janë në gjendje që të publikojnë dhe gulçet e mija në seks, e kupton?!”, u shpreh Nano.
Nuk dihet nëse analisti ka ndonjë ide më shumë rreth kësaj natyre të përgjimeve, apo ka merak për politikanët e vendit tonë.
(E.K/FAXWEB.AL)