15:20 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohet dokumenti, pse Holanda është kundër negociatave me Shqipërinë

17:57 | 01/06/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet dokumenti, pse Holanda është kundër negociatave me Shqipërinë

Holanda deklarohet kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Qëndrimi është shprehur qartë në një dokument të qeverisë holandeze, të siguruar nga Tv Klan, mbi vlerësimin e paketës së zgjerimit për vitin 2018.

Dokumenti përmend përparimet e theksuara edhe në rekomandimin pa kushte te Komisionit Europian, në reformën në drejtësi, reformën në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar apo mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Por qeveria holandeze thotë se nuk është ende e bindur për të votuar pro rekomandimit pa kushte për të hapur negociata.

“Qeveria ka ende shqetësime të mëdha në lidhje me dy prioritete te tjera; lufta kundër korrupsionit dhe krimit të  organizuar. Siç thekson me të drejtë Komisioni, numri i dënimeve mbetet i ulët. Ka shumë paqartësi edhe në procedurat e prokurimit publik. Është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë të punojë në arritjen e rezultateve  konkrete, të ndjekë, hetojë dhe dënojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. Për sa u tha më sipër, Holanda  nuk është e bindur që dhënia e rekomandimit pa kushte nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë është rruga që duhet ndjekur. Shqipëria duhet që të vijojë të punojë mbi pesë prioritet kyçe të reformës, në veçanti me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vetëm kur të jenë  plotësuar kushtet e vendosura nga Komisioni mund të hapen negociatat e pranimit”.

Sa u përket kritereve ekonomike, komisioni thotë  se Shqipëria është e përgatitur për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale dhe se tashmë është plotësisht e lidhur me politikën e jashtme të Bashkimit Europian. Teksa Komisioni raporton se numri i kërkesave për azil mbetet i lartë në Shtetet Anëtare të BE, dokumenti i qeverise holandeze thekson se bashkëpunimi i përforcuar midis Shqipërisë dhe shteteve anëtare ka dhënë rezultate pozitive, por janë të nevojshme masa plotësuese.

Përsa i përket Maqedonisë, Holanda thotë se negociatat mund të hapen vetëm kur të nisë implementimi i reformave prioritare në drejtësi apo në dialogun politik, si dhe me zgjidhjen e konfliktit me Greqinë për çështjen e emrit./Tv Klan

Etiketa: Holanda
Pas

Mjeti plagos këmbësorin në aksin Burrel-Milot

Para

Kush e bëri Ermal Metën, të qajë dy ditë rresht i mbyllur në shtëpi

Para
Kush e bëri Ermal Metën, të qajë dy ditë rresht i mbyllur në shtëpi

Kush e bëri Ermal Metën, të qajë dy ditë rresht i mbyllur në shtëpi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit

Turqia “injoron” kundërshtimet e Greqisë dhe Qipros, Ankaraja gati të bashkohet me programet e mbrojtjes të BE-së

Ish-deputeti izraelit i ekstremit të djathtë: “Çdo fëmijë, çdo foshnjë në Gaza është armik”

Në sulmet izraelite në Gaza në 10 ditët e fundit janë vrarë 815 palestinezë

Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, në fokus investimet rreth 6 miliardë euro

Ilir Alimehmeti në Fax News: “Zgjedhjet nuk ishin të lira, sistemi elektoral penalizon opozitën dhe partitë e vogla

Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

Lumenj droge e eurosh mes Amerikës Latine, Europës dhe Shqipërisë/ Zbardhet dosja italiane për operacioni “Ura”! 14 nga emrat për të cilët u urdhërua arrestimi

Kryediplomatja evropiane Kallas pritet të nisë turneun në Ballkanin Perëndimor, këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

Dosja e Sterilizimit! Flet Ilir Beqaj: Nuk është çështje koncesioni, procedimi ndaj meje pa bazë ligjore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.