17:33 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Varfëria në Shqipëri/ 156 mijë persona paguhe me 24 mijë lekë në muaj, 240 mijë punojnë pa pagesë

20:40 | 01/06/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Varfëria në Shqipëri/ 156 mijë persona paguhe me 24 mijë lekë në muaj, 240 mijë punojnë pa pagesë

Në Shqipëri, deri në fund të vitit 2017 kishte rreth 1.2 milionë persona të punësar (1.195 mijë persona), ku meshkujt përbëjnë 56,8 % të të punësuarve dhe femrat 43,2 %, sipas një raporti të fundit të INSTAT.

Sipas vlerësimeve të anketës për vitin 2017, rezulton se 44,1 % e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 35,8 % janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 20,1 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

INSTAT raporton se gjatë vitit 2017, 29,6% e kontribuesve në kategorinë e të punësuave me pagë marrin një pagë mesatare mujore bruto deri në nivelin e pagës minimale zyrtare.

Sipas të dhënave zyrtare, që prej tremujorit të dytë 2017, paga minimale zyrtare është 24 mijë lekë. Në total, sipas përlloaritjeve të Monitor, rezulton që të punësuar me pagë në vend janë rreth 527 mijë persona, nga të cilët rreth 156 mijë (29.6%) paguhen me pagën minimale.

Ndërsa në vlerë absolute punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes janë rreth 240 mijë persona. (20.1% e të punësuarve).

INSTAT raporton se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri është 48.967 lekë.

Krahasuar me vitin 2016, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri u rrit me 3 %.

Hendeku gjinor në paga është 10,5 %. Pra meshkujt kanë një pagë mesatare mujore bruto  10,5 % më të lartë sesa femrat.

Krahasuar me vitin e mëparshëm, në vitin 2017 vihet re një rënie e lehtë të hendekut gjinor në paga me 0,9 pikë përqindje.

Të papunë janë 190 mijë persona, ndër të cilët 61 % janë meshkuj.

Shkalla zyrtare e papunësisë për grupmoshën 15-74 vjeç është 13,7 %. Për meshkujt shkalla e papunësisë është 2,0 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.

Nga viti 2016 në vitin 2017 punësimi është rritur me 3,3 %, ndërsa shkalla zyrtare e papunësisë (për grup-moshën 15-74 vjeç) është ulur me 1,5 pikë përqindje.

57,4 % e popullsisë 15-64 vjeç  është e punësuar, 9,4 % është e papunë dhe 33,2 % është ekonomikisht jo aktive (jashtë  forcave të punës).

64,3 % e meshkujve 15-64 vjeç janë të punësuar, 11,5 % janë të papunë dhe 24,2 % janë jashtë forcave të punës.

50,3 % e femrave 15-64 vjeç janë të punësuara, 7,4 % janë të papuna dhe 42,3 % janë jashtë forcave të punës.

Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 42,4 % dhe 38,2 % të të punësuarve gjithsej.

Analiza e punësimit sipas grup-profesioneve reflekton qartë strukturën e punësimit sipas sektorëve. Në vitin 2017, punonjësit e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit përbëjnë 48,4 % të të punësuarve. Nëpunësit dhe punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve përbëjnë 18,6 % të të punësuarve.

Duke e analizuar tregun e punës në këndvështrimin gjinor, vihet se femrat kanë 1,8 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Vlerësimet e marra nga AFP tregojnë se 26,8 % e femrave të punësuara dhe 15,1 % e meshkujve të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes.  Në vitin 2017 përqindja e punësimit informal në sektorin jo-bujqësor është 30,3 %, duke pësuar një rënie me 1,6 pikë përqindje krahasuar me vitin 2016.   /Monitor/

Etiketa: shqiperivarferia
Pas

Flet avokati i Habilajt: Çfarë ndodhi kur u mor në pyetje nga prokurorët shqiptarë

Para

“Shpirti shërohet duke qenë pranë fëmijëve”, Sara Hoxha poston foton e veçantë të djalit dhe vëllait

Para
“Shpirti shërohet duke qenë pranë fëmijëve”, Sara Hoxha poston foton e veçantë të djalit dhe vëllait

“Shpirti shërohet duke qenë pranë fëmijëve”, Sara Hoxha poston foton e veçantë të djalit dhe vëllait

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fusha e Maliqit pa ujë për vaditje, fermerët detyrohen të hapin puse privatisht

Spiropali nisi vizitën zyrtare në Bullgari me takimin me Kryeministrin Jeliazkov: Bullgaria mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, reagon Erion Veliaj

Vatikani i gatshëm të organizojë bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë që e konstatuan në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, procedohet penalisht 38-vjeçari

Dekreti i ri i Putinit: Të huajt rekrutohen në ushtrinë dhe inteligjencën ruse

Gjykata më e lartë për të drejtat e njeriut shpall Rusinë fajtore për mizori në Ukrainë

Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e PE: Mbështetje për rrugën evropiane të Shqipërisë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për Gjergj Cukalin dhe grupin kriminal

Komisioni Evropian vlerëson progresin e Shqipërisë në forcimin e institucioneve kyçe të sundimit të ligjit, në kuadër të reformave të vazhdueshme në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.