Një sherr ka ndodhur në Peqin, ku një person ka plagosur me mjete prerëse komshiun e tij. Policia ka arrestuar 58 vjeçarin Osman Tabaku ndërkohë që bëhet e ditur se i plagosuri është në spital jashtë rrezikut për jeten.
Policia ka arrestuar në flagrancë Osman Tabaku, 58 vjeç, banues në fshatin “Karthnek” , Peqin, i cili kishte goditur me mjete prerëse fqinjin e tij shtetasin M.T., 62 vjeç, banues në fshatin “Karthnek” , Peqin , duke i shkaktuar plagë në qafë.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi i plotë
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes fqinjëve.
Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ka ardhur një telefonatë se në fshatin “Karthnek”, Peqin, ka një konflikt mes dy fqinjëve, deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit si dhe bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
- Osman Tabaku, 58 vjeç, banues në fshatin “Karthnek” , Peqin, i cili kishte goditur me mjete prerëse fqinjin e tij shtetasin M.T., 62 vjeç, banues në fshatin “Karthnek” , Peqin , duke i shkaktuar plagë në qafë.
I dëmtuari është trasportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
(M.Q/Faxweb)