Robert Berisha eshtë një nga personazhet publik më të përfolur nga media. Këtë herë vemendja mediave ka kaluar tek “familja Berisha” dhe problemet qe ata kanë ndërmjet tyre. Pak ditë më parë Roberti ishte i ftuar tek emisioni ‘Pasdite’ ku deklaroi se familja e tij nuk flasin me Tunën.
Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Të mbarojnë një herë e mirë këto thashetheme, Nora me asnjë artist në estradën shqiptare nuk ka pas problem. Tuna është ajo që me krejt estradën ka problem. Të gjithë janë gabim vetëm ajo e ka mirë. Unë i kërkojë falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, u shpreh Roberti.
Gjatë një interviste të rradhës në Prive, këngëtari është pyetur mbi dekleratën që bëri para pak ditësh, ku ka mbajtur të njëjtin qëndrim ndaj kunatës së tij.
S’ka shanse asnjeri të më prishi mua me vëllain. Mua s’më shkon muhabeti me atë, sistemi i jetës së tyre nuk më konvenon dhe kam të drejtë të mos jem i pranishëm aty ku është ai person”, u shpreh Berisha, teksa vazhdoi.
“S’dua të merrem. As ajo mos të merret me mua. Unë mbroj familjen time, vëllain time, prindërit e mi. Ata që kanë probleme mes vete, është problemi i tyre. Mos të ma përmendë emrin, as mos provojë të merret me mua”.-tha Berisha.
(M.C/FAXWEB.AL)