Shqipëria e Panuçit është derimë tani shumë larg asaj të De Biazit, që rriti të kualifikohej për herë të parë në Europianë dhe të kishte një paraqitje historike.
Dje Kombëtarja humbi edhe përballë Ukrainës, me rezultatin e thellë 4-1, duke shkaktuar jo pak tërmet në stolin e Panuçit.
Po duket se trajneri do të qëndrojë, pavarësisht zërave për shkarkim që u hodhën dhe në mediat italiane.
Presidenti i FSHF-së Armando Duka, ka pohuar për “Panorama Sport” se nuk është kurrsesi i kënaqur me paraqitjet e fundit të Kombëtares, por nuk mund të drejtohet gishti vetëm nga trajneri. I pyetur nëse rrezikon Panuçi shkarkimin, ai u përgjigj:
“Duhet ti japim kohë Panuçi-t dhe skuadrës. Trajneri ka përgjegjësitë e tij, por nuk mund ti adresohen të gjitha përgjegjësitë atij”, deklaroi Duka dje.
(E.K/FAXWEB.AL)