Publicisti i njohur shqiptar në Maqedoni, Kim Mehmeti është shprehur i shqetësuar pas vizitës së Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në Izrael më disa ditë më pare.
Sipas tij pritet që agjentë të huajë të vijnë në Shqipëri dhe të vëzhgojnë aktivitetin e shqiptarëve, dhe megjithatë askush nuk flet për këtë vizitë.
Komenti i plotë i Kim Mehmetit:
Mediat thonë se efekti direkt i vizitës zyrtare të ministres shqiptare të Mbrojtjes në Izrael është hapja e Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë, të cilën do ta drejtojë i famshmi ‘Mossad’?!
Pra, tani e tutje, jo fshehurazi, po hapur, pritet që shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ të vëzhgojë edhe aktivitetin e neve shqiptarëve, apo ta mbrojë Izraelin edhe duke i mbikëqyrur dhe luftuar edhe ‘terroristët’ shqiptarë!
Dhe për çudi, debatuesit e devotshëm në Tiranë e Prishtinë fare nuk u morën me këtë problem, mbase pse e tëra u duket vetëm si edhe një ‘vlerë’ Perëndimore me të cilat pasurohet shqiptaria!
Apo ndoshta janë pajtuar me mundësinë që në betejat globale ndërfetare, Shqipëria të drejtohet nga shërbimet e huaja sekrete!?”
(E.K/FAXWEB.AL)