Irini Qirjako është një ndër këngëtaret më të ndjekura dhe me një eksperiencë shumëvjeçare në tregun e muzikës, kryesisht e fokusuar në rrymën popullore. Këngëtarja ka tërhequr vëmendjen mediatike jo rrallë herë, si për jetën private dhe për karrierën e saj në muzikë.
Gjatë ditës së sotme Irini Qirjako ishte e ftuar në emisionin “Ditë e re” ku ka treguar mbi jetën personale dhe projektet e afërta. Qirjako tregoi gjatë emisionit , se i ka vdekur djali i saj 3 ditë pas lindjes.
Ajo solli në jetë binjakë, por vetëm vajza arriti që të jetojë. Këngëtarja rrëfeu vështirësinë në punë dhe ndihmën e madhe që i jep familja e saj, veçanërisht bashkëshorti, i cili kujdeset që ajo të jetë e fortë dhe në gjendje të mirë emocionale.
Irini Qirjako: “Unë jam mami i një goce, Riviolës. Kisha dy fëmijë, një çun dhe një gocë, bëra binjakë por nuk qe e thënë që të më rronte çuni. Vdiq ditën e tretë të lindjes. Kam vajzën, është doktoreshë ne Gjermani”.
Irini Qirjako: “Ne artistët jemi shumë të fortë, por në momente pune voluminoze dhe që ka një përgjegjësi të madhe sigurisht që kemi ndihmë nga familja. Bashkëshorti im më ndihmon kur kam shumë punë sepse gjendja ime shpirtërore duhet të jetë e qetë, që të mos sëmuresh sepse po të fus duart në ujë ftohem.
Duhet një kujdes shumë i madh. Enët i lanë bashkëshorti, nuk e ka problem. I them që ti fusë në lavastovilje, por nuk pranon, thotë se i lanë me kënaqësi dhe se nuk e ka problem. Është profesioni jonë që është shumë delikat dhe i vështirë. Nuk duhet abuzuar asnjëherë sepse kjo na rëndon neve, të bllokon për punën që ke”.
(M.C/FAXWEB.AL)