Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 31-vjeçar pasi iu gjetën dhe sekuestruan 31.45 kilogramë kanabis.
E.Zholi, 31 vjeç, banues në Tepelenë, dyshohej si bashkëpunëtor në trafikun e lëndëve narkotike në bashkëpunim me shtetasit K.G, A.M dhe A.V, të arrestuar më herët në flagrancë.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas është shpallur në kërkim policor pasi dyshohet si bashkëpunëtor me shtetasit K.G, A.M dhe A.V të cilët janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Në cilësinë e proves materiale për këtë ngjarje u sekuestruan 31.45 kilogram lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.”-thuhet në njoftimin e Policisë.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post